Hamiti: Pa njohje reciproke të të dyjave, të Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve.
Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka komentuar deklaratën e fundit të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila tha se bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen, po shqyrtojnë se “çka funksionon dhe çka nuk funksionon” në procesin e dialogut ndërmjet dy shteteve. ‘’
Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka komentuar deklaratën e fundit të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila tha se bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen, po shqyrtojnë se “çka funksionon dhe çka nuk funksionon” në procesin e dialogut ndërmjet dy shteteve.
‘’ Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashme dhe Politika të Sigurisë, Kaja Kallas, paska deklaruar se bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen, po e shyrtojnë se “çka funksionon dhe çka nuk funksionon” në këtë proces dialogu’’ tha ai.
Hamiti ka theksuar se ky është një moment kyç për të rishikuar dhe përmbyllur këtë proces, duke përmendur se as Kosova dhe as Serbia nuk mund të avancojnë në rrugën e integrimeve evropiane pa normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
‘’As Kosova as Serbia nuk mund të shkojnë rrugës evropiane pa normalizim të marrëdhënieve ndërmjet tyre, paska thënë zonja Kallas, duke përmendur edhe “gabimet” që mund të jenë bërë në këtë proces të deritashëm’’ shton ai.
Në reagimin e tij, Hamiti ka theksuar se “pa njohje reciproke të të dyja, Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve” dhe as integrim të tyre në Bashkimin Evropian.
‘’ Pa njohje reciproke të të dyjave, të Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve. As integrim të tyre në BE’’ deklaroi Hamiti.
Ai ka shtuar se kjo është “premisa themelore për ringjallje dhe përmbyllje të procesit të tejzgjatur të dialogut”, të cilin, sipas tij, Serbia ka tendencë ta zvarrisë.
‘’Kjo është premisa themelore për ringjallje dhe përmbyllje të procesit të tejzgjatur të dialogut Kosovë-Serbi, të cilin e ka zvarritur Serbia’’ vazhdoi Hamiti.
Hamiti gjithashtu ka kritikuar atë që ai e quan “ambiguiteti konstruktiv”, duke theksuar se ideja që mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellë është një qasje e gabuar.
‘’ ‘Ambiguiteti konstruktiv’, ideja se mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohje të ndërsjellë, është e gabueshme’’ u shpreh Hamiti.