Hamza i përgjigjet Abdixhikut: Jemi të hapur për diskutime
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi. Ndërkaq është shprehur se programi i PDK-së dhe ai i LDK-së kanë ngjashmëri dhe është lehtë të harmonizohen. “Ne e kemi bërë të qartë, nuk mund të qeverisim bashkë, për

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi.
Ndërkaq është shprehur se programi i PDK-së dhe ai i LDK-së kanë ngjashmëri dhe është lehtë të harmonizohen.
“Ne e kemi bërë të qartë, nuk mund të qeverisim bashkë, për shkak të dallimeve që i kemi. Ka pasur dallime edhe në të kaluarën, edhe sot ka dallime edhe në mes partive që janë në opozitë, por janë dallime të cilat mund të harmonizohen”.
“Nëse e marrim edhe e shikojmë programin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dallime, por kanë edhe ngjashmëri dhe është shumë më lehtë me u harmonizu këto programe dhe me i zbatu edhe Partia Demokratike premtimet e veta elektorale, edhe Lidhja Demokratike premtimet e veta elektorale dhe partitë tjera. Me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi”, u shpreh ai.
Hamza gjithashtu iu përgjigj edhe deklaratave të kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i cili tha se nuk shkojnë me Vetëvendosjen dhe se LDK-ja hyn në një qeveri vetëm nëse e ka postin e kryeministrit.