Hamza: Nuk kishim asnjë informacion për verdiktin e 16 shtatorit, por ishim në dijeni për shqetësime të bazuara rreth parregullsive në Dhomat e Specializuara

Hamza: Nuk kishim asnjë informacion për verdiktin e 16 shtatorit, por ishim në dijeni për shqetësime të bazuara rreth parregullsive në Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nuk ka pasur asnjë informacion për verdiktin e 16 shtatorit.

Hamza në “Pressing” të T7, tha se ka pasur shqetësime të bazuara për ecurinë e procesit në Dhomet e Specializuara.

“Asnjë informacion, por shqetësime të bazuara në krejt ato që është zhvilluar dhe çfarë kanë ngja brenda Dhoma të Specializuara, mungesë e transparencës dhe llogaridhënës, mosrespektim i të drejtave të paraburgosurve, refuzim i çdo ankese dhe kërkese të palës mbrojtëse, sjellja e gjyqtarëve më shumë pyetje e kohë se Prokuroria”, ka thënë ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.