Hamza për rrugën “Ali Zeneli”: Rrënjësisht jemi duke e ndryshuar
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar sot rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, ku thotë se me vite të tëra me mijëra mitrovicas kanë jetuar pa infrastrukturën e nevojshme për jetë të dinjitetshme, dhe sipas Hamzes, kjo rrënjësisht është duke ndryshuar. “Sot i inspektova punimet që po shkojnë drejt fundit dhe jam i […]
![Hamza për rrugën “Ali Zeneli”: Rrënjësisht jemi duke e ndryshuar](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657405-hamza-per-rrugen-ali-zeneli-rrenjesisht-jemi-duke-e-ndryshuar.jpg)
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar sot rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, ku thotë se me vite të tëra me mijëra mitrovicas kanë jetuar pa infrastrukturën e nevojshme për jetë të dinjitetshme, dhe sipas Hamzes, kjo rrënjësisht është duke ndryshuar.
“Sot i inspektova punimet që po shkojnë drejt fundit dhe jam i bindur që kjo lagje do të bëhet prej ambienteve më moderne, më të rregullta dhe me hapësira gjelbëruese të integruara në peizazhin urban të Mitrovicës..Me punë e përkushtim, por edhe me durimin dhe mirëkuptimin e treguar nga ana e banorëve, ne kemi arritur t’i tejkalojmë pengesat dhe së shpejti kjo rrugë do të vihet në shërbim të plotë të qytetarëve”, shkruan Hamza.