Haradinaj: AAK po kthehet fuqishëm, prioritet raporti me Amerikën
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj në një debat televiziv tha se kanë bashkuar idetë dhe vizionin e tyre në një program. Ai vlerësoi se fushata për “Kosovën Fituese” ka shkuar mirë dhe se kanë arritur ta bartin mesazhin të votuesit se çfarë fiton Kosova nëse e votojnë numrin 137 më 9 shkurt.

Haradinaj gjatë intervistës u shpreh se me Planin për sigurinë, qytetarët fitojnë siguri e plotë dhe të përjetshëm; anëtarësimin në NATO; zbritja e çmimit të energjisë elektrike brenda tre vjetësh; dyfishimi i pagave në sektorin publik; pastaj tha se do të ketë zhvillim edhe në arsim, shëndëtësi…
“Jo vetëm që po kthehet Aleanca, por edhe Kosova në linjë me Amerikën, në bashkëpunim/ bashkëveprim. E pashë rastësisht një intervistë që e kisha dhënë në vitin 1999 pyetja ishte “cila është e ardhmja e Kosovës” thash nëse merret modeli i 24 mars 1999 deri në qershor bashkëpunimi, bashkëveprimi, rritja e besimit të ndërsjellt, qellimet e përbashkët Kosova e ka të ardhmëen e mirë, ne po duam ta kthejmë këtë bashpunim me aleatët”, tha Haradinaj.