Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i domosdoshëm
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardainaj ka thënë se me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargraeves kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO. Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm për sigurinë rajonale. “Ambasadorin ndamë vizionin e përbashkët për një Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardainaj ka thënë se me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargraeves kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.
Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm për sigurinë rajonale.
“Ambasadorin ndamë vizionin e përbashkët për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike. Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe strategjikisht e domosdoshme për sigurinë rajonale. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit. Partneriteti ynë bilateral do të forcohet edhe më tej në funksion të objektivave tona të përbashkëta për një Kosovë e rajon të sigurt”, ka shkruar Haradinaj