Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Selca, qëndroi tërë jetën i palëkundur në idenë shqiptare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Qaush Selca, nga Barani. Në në postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Qaush Selca nga Barani. Ai ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Qaush Selca, nga Barani.
Në në postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Qaush Selca nga Barani. Ai ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj me të gjithë dijen e tij ushtarake dhe kreu me nder detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Baran”.
“Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Qaush. Do të kujtohesh ndër breza!”, ka thënë Haradinaj.