Harry Kane ‘dridh’ Premierligën me deklaratën e fundit

Harry Kane ‘dridh’ Premierligën me deklaratën e fundit

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka folur për të ardhmen e tij dhe mundësinë e rikthimit në Ligën Premier, duke pranuar se dëshira për t’u kthyer në Angli nuk është më aq e madhe.

Kapiteni i Anglisë u largua nga Tottenham në verën e vitit 2023 për t’iu bashkuar Bayern Munichut për 100 milionë euro. Që nga transferimi në Gjermani, Kane është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të gjigantit bavarez.

Megjithatë, ndryshe nga më parë, 33-vjeçari nuk është më i bindur se do të rikthehet në futbollin anglez.

“Kur u largova nga Tottenham në vitin 2023, sigurisht që mendoja se do të rikthehesha patjetër në Ligën Premier. Por ajo dëshirë nuk është më aq e fortë”.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu në Mynih. Kam zbuluar një botë krejtësisht tjetër të futbollit jashtë Anglisë dhe kjo më ka bërë ta vlerësoj edhe më shumë futbollin evropian”.

“Skuadra që kemi këtu, trajneri Vincent Kompany… Edhe familja ime është përshtatur shumë mirë këtu”.

“Gjëja më e rëndësishme është të jesh në vendin më të mirë të mundshëm. Kurrë mos thuaj kurrë, por tani jam i fokusuar te Bayerni dhe do të shohim se çfarë sjell e ardhmja”.

Kane ka krijuar një ndikim të madh që prej transferimit te Bayern Munichu dhe tashmë duket se është i hapur për ta vazhduar qëndrimin në Gjermani, pavarësisht interesimit të mundshëm nga klubet e Ligës Premier.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur emri i tij është lidhur edhe me Barcelonën, e cila po kërkon një sulmues të nivelit të lartë për të udhëhequr repartin ofensiv./Telegrafi


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.