Haxhiu e Sveçla vizitojnë policinë, ritheksohet zotimi që të kërkohet drejtësi për krimet e luftës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar Policinë e Kosovës, ku u pritën nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Fehmi Hoti dhe stafi i lartë menaxhues. Bëhet e ditur se fokusi i vizitës së ministrave ishte te Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, për ta parë nga afër […]
![Haxhiu e Sveçla vizitojnë policinë, ritheksohet zotimi që të kërkohet drejtësi për krimet e luftës](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654218-haxhiu-e-svecla-vizitojne-policine-ritheksohet-zotimi-qe-te-kerkohet-drejtesi-per-krimet-e-luftes.jpg)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar Policinë e Kosovës, ku u pritën nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Fehmi Hoti dhe stafi i lartë menaxhues.
Bëhet e ditur se fokusi i vizitës së ministrave ishte te Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, për ta parë nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e kësaj drejtorie në hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe sjelljen para drejtësisë së personave të cilët dyshohen se kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë.
“Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet e luftës përfshirë dhunën seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, u vlerësua se duhet shtuar edhe më tej angazhimi i përbashkët i hetimit, arrestimit dhe procedimit penal të të gjitha rasteve të krimeve të luftës tek organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim u tha se stafi i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës u zotuan për të mos reshtur se hetuari e kërkuari drejtësi për krimet e luftës, teksa bëhet e ditur se policisë iu ofrua mbështetje, e në veçanti kësaj drejtorie.