Haxhiu takon ambasadorin britanik, flasin për ngërçin institucional dhe nevojën e dialogut politik

Haxhiu takon ambasadorin britanik, flasin për ngërçin institucional dhe nevojën e dialogut politik

U.d presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim, ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Në njoftim shtohet se, Haxhiu e Hargreaves kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike, dhe, situatën institucionale në vend.

“Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.

Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues.

U.D. Presidentja Haxhiu vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe rolin e saj si partner i rëndësishëm i vendit tonë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.