Haziri: 33 vjet nga Referendumi në Luginë – vullneti për bashkim ende i paimplementuar

Sot shënohen 33 vjet nga Referendumi i vitit 1992, kur qytetarët e Luginës së Preshevës shprehën vullnetin e tyre politik për bashkim me Republikën e Kosovës. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kujtuar këtë moment historik, duke theksuar se ky verdikt ende nuk është implementuar, pavarësisht luftës së UÇPMB-së, Marrëveshjes së

Haziri: 33 vjet nga Referendumi në Luginë – vullneti për bashkim ende i paimplementuar

Sot shënohen 33 vjet nga Referendumi i vitit 1992, kur qytetarët e Luginës së Preshevës shprehën vullnetin e tyre politik për bashkim me Republikën e Kosovës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kujtuar këtë moment historik, duke theksuar se ky verdikt ende nuk është implementuar, pavarësisht luftës së UÇPMB-së, Marrëveshjes së Konçulit dhe proceseve tjera që kanë prekur shqiptarët e asaj zone.

Haziri ka rikujtuar gjithashtu se në vitin 2013 ka sponsorizuar Rezolutën për Luginën e Preshevës në Kuvendin e Kosovës, e cila është miratuar nga të gjitha partitë shqiptare.

Ai e ka cilësuar vullnetin e shprehur në referendum si një verdikt të patjetërsueshëm dhe të panegociueshëm.

Postimi i plotë: