Helikopteri bie në lumin Hudson, shuhet familja spanjolle me pesë anëtarë
Një aksident tragjik me helikopter ka lënë të vdekur një familje prej pesë personash nga Spanja dhe pilotin e helikopterit. Viktimat, përfshirë tre fëmijë të moshave 4, 5 dhe 11 vjeç, ishin në bord kur helikopteri humbi kontrollin pak pasi u kthyue te Ura George Washington dhe ra në lumë. Autoritetet janë duke hetuar shkakun [...]Read More...

Një aksident tragjik me helikopter ka lënë të vdekur një familje prej pesë personash nga Spanja dhe pilotin e helikopterit.
Viktimat, përfshirë tre fëmijë të moshave 4, 5 dhe 11 vjeç, ishin në bord kur helikopteri humbi kontrollin pak pasi u kthyue te Ura George Washington dhe ra në lumë. Autoritetet janë duke hetuar shkakun e aksidentit.
Anëtarët e familjes, Agustín Escobar dhe gruaja e tij Mercè Camprubí Montal, ishin të dy drejtorë në Siemens, ndërsa identiteti i pilotit ende nuk është bërë publik. Disa zyrtarë lokalë, përfshirë Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, si dhe liderët spanjollë, kanë shprehur ngushëllime për familjet e prekura.
Kryeministri spanjoll gjithashtu ka shprehur trishtimin e tij, duke e quajtur lajmin ‘shkatërrues‘.
/ abcnews.al