“House of Switzerland” në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) 2025
Zvicra zyrtare do të jetë e pranishme edhe këtë vit në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) me “House of Switzerland”. Nën udhëheqjen e EDA-s Departamentit ose Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me mbështetjen e Zyrës Federale për Infrastrukturë dhe Logjistikë EFD, “House of Switzerland” do të jetë në qendër të stadiumit të […] The post “House of Switzerland” në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) 2025 appeared first on Albinfo.

Zvicra zyrtare do të jetë e pranishme edhe këtë vit në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) me “House of Switzerland”.
Nën udhëheqjen e EDA-s Departamentit ose Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me mbështetjen e Zyrës Federale për Infrastrukturë dhe Logjistikë EFD, “House of Switzerland” do të jetë në qendër të stadiumit të akullit të HC Davos një vend takimi dhe shkëmbimi, shkruan albinfo.ch.
Përveç hapësirave të dedikuara për takimet e anëtarëve të Këshillit Federal, delegacionit zviceran dhe mysafirëve ndërkombëtarë e partnerëve të tyre, në bashkëpunim me disa zyra federale dhe aktorë nga politika, ekonomia dhe shkenca do të organizohet një sërë aktivitetesh tematike.
Programi përqendrohet në tema aktuale të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së interesave ndërkombëtare të Zvicrës. Spektri i temave përfshin potencialin transformues të inteligjencës artificiale, sigurinë globale kibernetike, qasjet inovative të financimit për zhvillim të qëndrueshëm, sigurinë ushqimore globale si dhe bashkëpunimin ndërsektorial midis shkencës, shoqërisë dhe inovacionit.
The post “House of Switzerland” në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) 2025 appeared first on Albinfo.