Në vend të 40 km/h voziti 92 km/h, dënohet në Ferizaj 19 vjeçari

Policia në Ferizaj kanë dënuar një 19 vjeçar me 300 euro gjobë, tre pikë negative dhe 6 muaj pezullim të lejes së drejtimit, pasi kishte kaluar shpejtësinë e lejuar. Siç njofton policia, ai po drejtonte një veturë VË Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me

Në vend të 40 km/h voziti 92 km/h, dënohet në Ferizaj 19 vjeçari

Policia në Ferizaj kanë dënuar një 19 vjeçar me 300 euro gjobë, tre pikë negative dhe 6 muaj pezullim të lejes së drejtimit, pasi kishte kaluar shpejtësinë e lejuar.

Siç njofton policia, ai po drejtonte një veturë VË Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 92 km/h.

“Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar shoferin K. S., 19 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai po drejtonte një veturë VË Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 92 km/h. Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.