Hoxha e PDK-së e quan të kundërligjshëm rritjen e sotme të shtesave për lehonat
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë në detyrë për t’i rritur shtesat për lehonat është në kundërshtim me ligjin. Hoxha në një postim në Facebook ka thënë se nuk është kundër që të mbështeten lehonat dhe fëmijët nga shteti, por ajo ka shtuar se Qeveria

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë në detyrë për t’i rritur shtesat për lehonat është në kundërshtim me ligjin.
Hoxha në një postim në Facebook ka thënë se nuk është kundër që të mbështeten lehonat dhe fëmijët nga shteti, por ajo ka shtuar se Qeveria në detyrë i ka kompetencat e limituara, që mundësojnë vetëm funksionet teknike brenda kornizës buxhetore të miratuar vitin e kaluar në Kuvend.
“Le të kuptohemi drejt se askush nuk është kundër që mbështetja e shtetit për lehonat dhe fëmijët të mos bëhet. Por vendimi i sotëm është i jashtëligjshëm edhe në kuptimin e kompetencës e edhe si shumë buxhetore totale. Është e pakuptimtë dhe e papranueshme se si një njeri i cili ka më së shumti mandate të fituara në zgjedhjet e fundit dhe ka mundësi ta bëjë qeverinë e të jetë kryeministër me kompetenca të plota parapëlqen dhe vazhdon të rrijë kryeministër në detyrë ilegalisht dhe deputet njëkohësisht”, ka shkruar Hoxha.