Hoxha në edicionin e 14-të të “Ditës së Groshës” në Tearcë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në edicionin e 14-të të manifestimit tradicional “Dita e Groshës” në Tearcë.
Ky manifestim, i cili tashmë është shndërruar në traditë, promovon prodhimin vendor, vlerëson punën e bujqve dhe njëkohësisht kontribuon në ruajtjen dhe përcjelljen e traditave lokale te brezat e rinj.
Në fjalën e tij, Hoxha theksoi rëndësinë e manifestimeve të tilla për promovimin e produkteve bujqësore vendore dhe ruajtjen e traditës.
“Dita e Groshës është shembull i bukur se si një produkt i yni vendor mund të bashkojë traditën, bujqësinë dhe komunitetin. Detyra jonë është që këto produkte t’i promovojmë dhe t’u japim vlerën që meritojnë”, tha Hoxha.
Në fund, Hoxha përgëzoi organizatorët për edicionin e 14-të dhe për përkushtimin e vazhdueshëm në organizimin dhe ruajtjen e këtij manifestimi tradicional.
The post Hoxha në edicionin e 14-të të “Ditës së Groshës” në Tearcë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



