Hoxhaj prezanton planin e PDK-së për mërgatën

Rëndësia e mërgatës si pjesë vitale e Kosovës The post Hoxhaj prezanton planin e PDK-së për mërgatën appeared first on Albinfo.

Hoxhaj prezanton planin e PDK-së për mërgatën

Në një video-mesazh, Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, prezantoi planin ambicioz të PDK-së për mërgatën, duke nënvizuar rëndësinë e saj si pjesë vitale e Kosovës.

“Jetojmë në një kohë kur ka një Kosovë në Ballkan dhe një Kosovë të dytë në Evropë“, tha Hoxhaj.

“Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet që ta shehë mërgatën të përfaqësuar në Kuvend dhe në Qeveri të Kosovës përmes rikthimit të Ministrisë së Diasporës. Përmes hapjes së konsullatave të reja do të mbrojmë identitetin, por edhe t`i përfaqësojmë interesat e qytetarëve kudo që jetojnë në Evropë dhe jashtë Evropës. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë e cila është më evropiane, më moderne dhe më e fuqishme, ka thënë ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

The post Hoxhaj prezanton planin e PDK-së për mërgatën appeared first on Albinfo.