Humbi edhe pas rinumërimit, Lefter Maliqi nuk njeh zgjedhjet

Kandidati i koalicionit “Bashkë-Fitojmë” për Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka thënë se zgjedhjet e mbajtura nuk do të njihen nga opozita. Në një deklaratë për mediet, Maliqi tha se ky vendim i Kolegjit Zgjedhor për të mos shtyrë numërimin e votave ishte politik, duke theksuar se zgjedhjet nuk do të njihen nga opozita. “Ky proces […] The post Humbi edhe pas rinumërimit, Lefter Maliqi nuk njeh zgjedhjet appeared first on Newsbomb Albania.

Humbi edhe pas rinumërimit, Lefter Maliqi nuk njeh zgjedhjet

Kandidati i koalicionit “Bashkë-Fitojmë” për Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka thënë se zgjedhjet e mbajtura nuk do të njihen nga opozita.

Në një deklaratë për mediet, Maliqi tha se ky vendim i Kolegjit Zgjedhor për të mos shtyrë numërimin e votave ishte politik, duke theksuar se zgjedhjet nuk do të njihen nga opozita.

“Ky proces dhe ky vendim ishte pak a shumë i njëjti që kisha me burimet e mia nga Rilindja se donin ta shpallnin fitues dhe në vjeshtë të bëjnë zgjedhjet me kandidat tjetër. e dinin shumë mirë se me këtë kandidat ishte e pamundur.

Votim afrikan ishte në Kucovë. Kodi zgjedhor thotë që vota është e fshehtë. E patë që dokumentacionet ishin për faqe të zezë. Unë jam i qetë, jam mësuar me këto beteja. Do vijoj me beteja politike. Këto zgjedhje si në Kucovë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe OSBE do japë konkluzione të këqija. Qesh mirë kush qesh i fundit thotë populli.

Nesër të marrim njerëzit e të votojnë. Nuk qenka problem për 2-3-4 apo 5 veta. Ti themi njerëzve votoni me karta. Ky ishte vendim politik. Ju tregova shqiptarëve me fakte se çfarë ndodh, zgjedhjet nuk do njihen nga opozita.   Sot fitoi krimi, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës”, u shpreh Maliqi.

Ditën e sotme, Kreshnik Hajdari është rikonfirmuar si kryebashkiak i Kuçovës.

Edhe pas rinumërimit të votave në Kolegjin Zgjedhor, ka rezultuar se kandidati i Partisë Socialiste është fitues i zgjedhjeve të 14 Majit në bashkinë e Qarkut Berat. Si rezultat i rinumërimit të 18 kutive, Partia Socialiste ka humbur 9 vota, duke rikonfirmuar 6,901 vota nga 6,910 që kishte më parë.

The post Humbi edhe pas rinumërimit, Lefter Maliqi nuk njeh zgjedhjet appeared first on Newsbomb Albania.