I jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit

Në fshatin Burojë të Skenderajt të martën i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe figura të shumta nga jeta politike dhe shoqërore e vendit. Atmosfera e dhimbshme u përshkua nga fjalët e ngushëllimit dhe respektit për të

I jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit

Në fshatin Burojë të Skenderajt të martën i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe figura të shumta nga jeta politike dhe shoqërore e vendit.

Atmosfera e dhimbshme u përshkua nga fjalët e ngushëllimit dhe respektit për të ndjerin, ndërsa të pranishmit shprehën solidaritetin e tyre me familjen Thaçi në këtë moment të vështirë.

Mungesa e Hashim Thaçit në ceremoninë e varrimit, për shkak të ndalimit nga Gjykata Speciale në Hagë, e bëri këtë ditë edhe më të rëndë për familjen dhe të afërmit.