I mohohet sërish lirimi me garanci, Dani Alves mbetet në burg

Dani Alves mbetet në burg, i mohohet sërish lirimi me garanci. Futbollistit brazilian, Dani Alves, i është mohuar edhe njëherë lirimi me garanci, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për keqtrajtimin seksual të supozuar. 40-vjeçari u arrestua në janar të këtij viti pas akuzave për sulm seksual ndaj një femre në një klub nate në Barcelonë, […]

I mohohet sërish lirimi me garanci, Dani Alves mbetet në burg

Dani Alves mbetet në burg, i mohohet sërish lirimi me garanci.

Futbollistit brazilian, Dani Alves, i është mohuar edhe njëherë lirimi me garanci, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për keqtrajtimin seksual të supozuar.

40-vjeçari u arrestua në janar të këtij viti pas akuzave për sulm seksual ndaj një femre në një klub nate në Barcelonë, ngjarje që pretendohej të ketë ndodhur më 20 dhjetor 2022.

Ai u arrestua pa të drejtë lirimi me garanci dhe kjo bëri që klubi meksikan, Pumas UNAM, t’ia ndërpriste kontratën.

Gjykata e Barcelonës i ka hedhur poshtë kërkesat e përsëritura që Alves të lirohet me garanci gjatë kohës që hetimet vazhdojnë. Një refuzim i tillë ndodhi në shkurt, ndërsa më i fundit erdhi muajin e kaluar.

Sërish të hënën është vendosur që Dani të qëndrojë në burg, pas rishikimit të pamjeve të paraqitura nga pala mbrojtëse që tregonte flirtin e dyshuar nga akuzuesja. Megjithatë, kjo provë u hodh poshtë, pasi gjykata vendosi se flirtimi nuk duhet “në asnjë mënyrë ta justifikojë një sulm eventual seksual”.

Alves mbetet në paraburgim dhe është konsideruar si rrezik që mund të largohet, pavarësisht se mbrojtja ishte e gatshme të heqë dorë nga pasaportat e tij dhe të binte dakord për një pajisje gjurmuese.