Imri Ahmeti: Torina e Poturoci, frymëzimi im për ta çuar Lipjanin përpara
Kryetari aktual i Lipajnit dhe kandidati për kryetar në këtë komunë nga LDK-ja, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me bashkëfshatarët e tij në Torinë dhe Poturoc. Ahmeti ka thënë se këto dy fshatra janë frymëzimi i tij për ta çuar Lipjanin përpara, me vizion të përbashkët dhe me përkushtim për të ardhmen e komunës. […]

Kryetari aktual i Lipajnit dhe kandidati për kryetar në këtë komunë nga LDK-ja, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me bashkëfshatarët e tij në Torinë dhe Poturoc.
Ahmeti ka thënë se këto dy fshatra janë frymëzimi i tij për ta çuar Lipjanin përpara, me vizion të përbashkët dhe me përkushtim për të ardhmen e komunës.
“Sonte në mesin e bashkëfshatarëve e familjarëve që janë frymëzimi im për ta çuar Lipjanin përpara me një vizion të përbashkët, një të ardhme që ndërtohet me punë, dinjitet dhe përkushtim. Fshati im Torina dhe Poturoci janë vendet ku rrënjët janë të thella dhe besimi është i pathyeshëm, këtë besim e kemi kthyer gjithmonë me punë dhe do vazhdojmë kështu për Lipjanin që e duam të gjithë”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka falënderuar bashkëfshatarët për mbështetjen e pakusht, duke theksuar se kjo mbështetje është forca kryesore për ta vazhduar rrugën e punës e zhvillimit në Lipjan. /ORAinfo/
Postimi i plotë:
Torina e Poturoci frymëzimi im
Sonte në mesin e bashkëfshatarëve e familjarëve që janë frymëzimi im për ta quar Lipjanin përpara me një vizion të përbashkët, një të ardhmeje që ndërtohet me punë, dinjitet dhe përkushtim.
Fshati im Torina dhe Poturoci janë vendet ku rrënjët janë të thella dhe besimi është i pathyeshëm, këtë besim e kemi kthyer gjithmonë me punë dhe do vazhdojmë kështu për Lipjanin që e duam të gjithë.
Faleminderit për mbështetjen e pakusht!
#LDK113