Inaugurimi i Donald Trump do të mbahet në ambiente të mbyllura, për herë të parë pas 40 vjetëve
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot ka njoftuar se inaugurimi i tij do të bëhet brenda në Capitol Rotunda për shkak të shqetësimeve se mund të ketë mot të ftohtë më 20 janar. Ky ndryshim do të thotë se shumë më pak njerëz do të jenë në gjendje ta […] The post Inaugurimi i Donald Trump do të mbahet në ambiente të mbyllura, për herë të parë pas 40 vjetëve appeared first on Albinfo.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot ka njoftuar se inaugurimi i tij do të bëhet brenda në Capitol Rotunda për shkak të shqetësimeve se mund të ketë mot të ftohtë më 20 janar.
Ky ndryshim do të thotë se shumë më pak njerëz do të jenë në gjendje ta shikojnë momentin kur Trumpi bëhet zyrtarisht presidenti i 47-të i SHBA-së.
“Ka një shpërthim në Arktik që përfshin vendin. Nuk dua të shoh njerëz që mund të lëndohen në asnjë mënyrë. Janë kushte të rrezikshme edhe për dhjetëra mijëra forca të ligjit dhe qindra mijëra mbështetës që do të jenë jashtë për shumë orë në datën 20 (në çdo rast, nëse vendosni të vini, vishuni trash)”, shkroi ai në “Truth Social”, raporton CNN.
Përmes postimit ai ka theksuar se ish-presidenti Ronald Reagan u inaugurua në vitin 1985 në ambiente të brendshme për shkak të temperaturave nën zero.
“Ne do të hapim Capital One Arena të hënën për shikimin LIVE të kësaj ngjarjeje historike dhe për të pritur Paradën Presidenciale. Unë do t’i bashkohem turmës në Capital One, pas betimit tim”, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
The post Inaugurimi i Donald Trump do të mbahet në ambiente të mbyllura, për herë të parë pas 40 vjetëve appeared first on Albinfo.