Indi, 50 dyqane dhe restorante “gllabërohen” nga një zjarr masiv
Të paktën 50 dyqane dhe restorante janë kapluar nga një zjarr masiv në destinacionin e famshëm turistik Sonamarg. Sipas autoriteteve, incidenti ka shkatërruar një zinxhir dyqanesh, restorantesh dhe hotelesh të vegjël në Sonamarg, ndërkohë mediat lokale raportojnë se dëmi është i madh për shkak të mungesës së një stacioni të shërbimit zjarrfikës në rajon. Sipas [...]Read More...

Të paktën 50 dyqane dhe restorante janë kapluar nga një zjarr masiv në destinacionin e famshëm turistik Sonamarg.
Sipas autoriteteve, incidenti ka shkatërruar një zinxhir dyqanesh, restorantesh dhe hotelesh të vegjël në Sonamarg, ndërkohë mediat lokale raportojnë se dëmi është i madh për shkak të mungesës së një stacioni të shërbimit zjarrfikës në rajon.
Sipas mediave, zjarri filloi nga një hotel duke u përhapur më pas në dyqanet ngjitur.
Sonamarg është një stacion kodrinor që ndodhet në rrethin Ganderbal të Xhamu dhe Kashmirit, rreth 80 kilometra në verilindje të qytetit Srinagar.