Influencerja e njohur në SHBA dhe i dashuri vriten nga ish bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Kaliforninë Jugore, ku një influencuese e njohur e fitnesit dhe partneri i saj u qëlluan për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin po kalonte një proces divorci. Tragjedia ndodhi jashtë një restoranti në qytetin Fontana, në qarkun San Bernardino, gjatë së dielës në mbrëmje. Viktimat […]

Influencerja e njohur në SHBA dhe i dashuri vriten nga ish bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Kaliforninë Jugore, ku një influencuese e njohur e fitnesit dhe partneri i saj u qëlluan për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin po kalonte një proces divorci.

Tragjedia ndodhi jashtë një restoranti në qytetin Fontana, në qarkun San Bernardino, gjatë së dielës në mbrëmje.

Viktimat janë identifikuar si Gloria Zamora, 40 vjeçe, një influencuese e njohur e rrjeteve sociale dhe trajnere fitnesi dhe Hector Garduno, 43 vjeç.

Sipas autoriteteve, ata u qëlluan në parkingun e restorantit në Summit Avenue nga Thomas Alberto Tamayo Lizarraga, bashkëshorti nga i cili po divorcohej Zamora.

Gloria Zamora ishte një figurë e njohur në rrjetet sociale, me mbi 155 mijë ndjekës në Instagram dhe rreth 85 mijë në TikTok.

Ajo kishte ndërtuar një komunitet të gjerë online, duke ndarë këshilla për ushtrime fizike dhe jetesë të shëndetshme, veçanërisht të fokusuara te nënat.

Familjarët e përshkruajnë si një grua të përkushtuar, punëtore dhe me shumë plane për të ardhmen.