Inteligjenca artificiale pritet të diagnostifikojë edhe kancerin e gjirit
Inteligjenca artificiale ka filluar të përdoret sistematikisht për të përmirësuar diagnozën e hershme të kancerit të gjirit, sipas salute.eu. Po ndodh në spitalet ”Humanitas”, ku softueri i IA është integruar në mamografi: sistemi gradualisht do të zbatohet në departamentet e radiologjive së gjirit në spitalet e Lombardisë, Piemontes dhe Sicilisë. Imazhi më i mirë, diagnoza [...]Read More...

Inteligjenca artificiale ka filluar të përdoret sistematikisht për të përmirësuar diagnozën e hershme të kancerit të gjirit, sipas salute.eu.
Po ndodh në spitalet ”Humanitas”, ku softueri i IA është integruar në mamografi: sistemi gradualisht do të zbatohet në departamentet e radiologjive së gjirit në spitalet e Lombardisë, Piemontes dhe Sicilisë.
Imazhi më i mirë, diagnoza më e mirë
Por, çfarë bën saktësisht IA për të përmirësuar procesin e diagnostikimit?
“Kjo bën disa gjëra të dobishme”, thekson Daniela Bernardi, drejtuese e radiologjisë dhe ekzaminimit të gjirit në institutin klinik ”Humanitas”.
”Para së gjithash, për të pasur një diagnozë të mirë duhet një mamografi e mirë, e cila tregon qartë gjoksin në tërësi dhe pa artefakte. Softueri i AI që zgjodhëm pas një vlerësimi të gjatë i tregon në kohë reale teknikut të radiologjisë nëse ka gabime, në mënyrë që të korrigjohet vetë dhe të sigurojë një imazh optimal. Kjo mund të shmangë tërheqjet për hetime të mëtejshme, të cilat përjetohen gjithmonë me stres të madh”, thekson ajo.
Klasifikimi objektiv i densitetit të gjirit
IA vlerëson densitetin e gjirit sipas parametrave objektivë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ata që kanë gjoks shumë të dendur (kategoria D) kanë një rrezik 4-6 herë më të lartë për të zhvilluar kancer sesa popullata standarde.
Për më tepër, densiteti i gjëndrave mund të maskojë tumorin: “Normalisht është radiologu ai që përcakton klasën e densitetit dhe për këtë arsye ky vlerësim është shumë subjektiv. Kjo mund të çojë në mbivlerësimin ose nënvlerësimin e rreziqeve, kërkimin e testeve të panevojshme ose heqjen e tyre”, thekson ajo.
Në gratë me densitet të gjirit D, për shembull, udhëzimet e Shoqatës Evropiane të Imazherëve të Gjirit (Eusobi) rekomandojnë kryerjen e një MRI çdo 2-3 vjet për të përjashtuar përfundimisht praninë e një tumori.
“Pasja e një sistemi objektiv për klasifikimin e densitetit gjithashtu na lejon të jemi të vetëdijshëm se sa gra mund të kenë nevojë vërtet për hetime të mëtejshme me imazhe të rezonancës magnetike dhe, për rrjedhojë, të bëjmë plane të kujdesit shëndetësor për t’u garantuar atyre akses në këtë test”, theksojnë studiuesit.