Ipeshkvi i Kosovës e viziton BIK-un dhe uron Fitër Bajramin: Ne të gjithë jemi vëllezër
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka qenë për të bërë bajram në selinë e Bashksisë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava. Njëkohësisht, ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. “Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë për Zotin, çdo bamirësi që bëhet në emër të

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka qenë për të bërë bajram në selinë e Bashksisë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.
Njëkohësisht, ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë për Zotin, çdo bamirësi që bëhet në emër të dashurisë për njeriun është për t’u vlerësuar dhe Zoti sigurisht e shpërblen”.
“Uroj në çdo familje tonën pa marrë parasysh apo besojnë apo nuk besojnë, apo kanë fe të ndryshme, ne të gjithë jemi vëllezër dhe të gjithë duam të jetojmë me gëzim dhe dashuri, bashkëndjejnë dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin”, ka thënë Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.