Irlanda fton djalin e Rudi Vatës
Ftesën për lojtarin e Watfordit në Championship e ka zyrtarizuar vetë Federata Irlandeze e Futbollit The post Irlanda fton djalin e Rudi Vatës appeared first on Albinfo.

Duket se e ardhmja e Rocco Vatës është paracaktuar: djali i ish-mbrojtësit të shquar të Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata, ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Irlandës së Veriut për takimet e marsit, njoftojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ftesën për lojtarin e Watfordit në Championship e ka zyrtarizuar vetë Federata Irlandeze e Futbollit.
Rocco Vata, siç është njoftuar edhe më herët, ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja Shpresa e Shqipërisë, por duket se Irlanda ka vepruar më herët, duke i siguruar një fanellë direkt në ekipin e parë.
19-vjeçari ka luajtur edhe për moshat e Irlandës më parë.
Paraqitjet e tij kanë bërë që të jetë pjesë e ndeshjeve vendimtare në fazën “play-off” të Ligës së Kombeve.
Receiving their first ever senior Ireland call-ups
Introducing Rocco Vata & James Abankwah
— Ireland Football (@IrelandFootball) March 13, 2025
The post Irlanda fton djalin e Rudi Vatës appeared first on Albinfo.