Irma Kurti, një zë i njohur i poezisë shqiptare, boton libër në Spanjë
Irma Kurti publikon një tjetër libër me poezi në Spanjë The post Irma Kurti, një zë i njohur i poezisë shqiptare, boton libër në Spanjë appeared first on Albinfo.

Poetja shqiptare Irma Kurti ka botuar përmbledhjen e saj të fundit me poezi të titulluar “Tiempo de amarse” (Kohë për t’u dashur) në Madrid, në përkrahje të shtëpisë botuese Ediciones Ábrego. Përkthimin në gjuhën spanjolle e ka realizuar Rafael Carcelén, ndërsa kopertina është dizajnuar nga fotografi Biagio Fortini, transmeton albinfo.ch.
Libri i ri sjell një repertor temash që përqendrohen tek malli për vendlindjen, dashuria, nostalgjia, por edhe tek kurajoja dhe shpresa për të gjetur forcën në kohë të vështira. Poezitë janë të dedikuara prindërve të saj, Hasan Kurti dhe Sherife Mezini, që e kanë mbështetur poeten gjatë gjithë rrugëtimit të saj letrar.
Kritiku letrar Hamid Oqabi e vlerëson Kurtin si një nga zërat më të rëndësishëm femërorë në diasporë, duke nënvizuar ndershmërinë emocionale dhe identitetin e saj shumështresor. Poezitë e saj përdorin një gjuhë të thjeshtë dhe të sinqertë, duke komunikuar drejtpërdrejt dhembjen dhe shpresën e njeriut.
Irma Kurti është autore e mbi 110 veprave – poezi, prozë dhe përkthime dhe një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera jashtë vendit. Librat e saj janë botuar në 22 vende të botës, përfshirë SHBA, Itali, Francë, Gjermani, Spanjë dhe shumë të tjera. Ajo ka marrë gjithashtu çmime dhe tituj të shumtë, si “Damë e Urdhërit të Dante Alighierit” dhe çmimin e Karrierës nga Universum Academynë Zvicër. /Albinfo.ch.
The post Irma Kurti, një zë i njohur i poezisë shqiptare, boton libër në Spanjë appeared first on Albinfo.