Ish-këshilltari i Thaçit bëhet deputet, fiton mbi 20 mijë vota
Artan Behrami i ka befasuar të gjithë. Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili garoi për herë të parë për një ulëse në kuvend, i ka fituar mbi 23 mijë vota. Saktësisht, pas numërimit të 90% të votave, Behrami numëron 23 mijë e 241 vota, duke lënë prapa figura

Artan Behrami i ka befasuar të gjithë.
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili garoi për herë të parë për një ulëse në kuvend, i ka fituar mbi 23 mijë vota.
Saktësisht, pas numërimit të 90% të votave, Behrami numëron 23 mijë e 241 vota, duke lënë prapa figura të vjetra të PDK-së, ish-deputet të Kuvendit të Kosovës si Xhavit Haliti dhe Hajdar Beqa.
Behrami renditet në 15-shen e më të votuarve të PDK-së.