Ish kryetari i Apelit tregon se nga derivon e drejta e presidentit për të falur të burgosur dhe si shkon ky proces
Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në emisionin “FRONTAL” të T7, ka folur rreth vendimit të presidentes Osmani për të falur një të burgosur. Shala që për dy mandate ka qenë kryetar i komisionit për falje në zyrën e presidentit tha se nuk ka numër të caktuar të burgosurve që mund të falen.
Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në emisionin “FRONTAL” të T7, ka folur rreth vendimit të presidentes Osmani për të falur një të burgosur.
Shala që për dy mandate ka qenë kryetar i komisionit për falje në zyrën e presidentit tha se nuk ka numër të caktuar të burgosurve që mund të falen.
Shala e konsideroi të drejtë vendimin e presidentes Osmani për të falur Arza Cakollin.
Ish kreu i Apelit ka treguar se nga derivon kjo e drejtë e presidentit dhe si shkon procesi i faljes së një të burgosuri.
“Me nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës janë përcaktuar edhe kompetencat e presidentit. Në paragrafin e 29’të është përcaktuar që presidenti mund të dekretojë për falje në kuptimin human, të shfrytëzojë këtë të drejtë. Duke u bazuar në këtë dispozitë është nxjerrë edhe Ligji për falje i cili i ka përcaktuar si do të falet një i burgosur në kuptimin parimor, në kuptimin human, në kuptimin e socializimit. Por gjithmonë duhet të vlerësohen nga një komision që është i përcaktuar nga kabineti ose nga presidenti i Republikës. Ai komision i vlerëson dhe i shqyrton kërkesat të cilat të burgosurit apo ndonjë familjar i paraqet për falje. Në atë kërkesë është komisioni i vecantë në Shërbimin Korrektues ku është duke e vuajtur dënimin. Ai komision e bën vlerësimin e tij lidhur me risocializimin e të burgosurit në kuptimin sociologjik, si ka arritur socializimi te ai person. Pas tij ato shkresa vijnë në MD ku duhet të vlerësohet nëse e ka fitu lirimin me kusht ndonjëherë. Këtu pastaj vjen komisioni prej pesë anëtarëve që është i themeluar pranë presidentit i cili i vlerëson kushtet dhe kërkesën për falje”, tha ai.Ai shtoi se në kohën kur ishte kryetar i komisionit për falje në zyrën e Presidentit ka pasur shumë kërkesa ndërsa tash “ka dëgjuar” që s’ka shumë./GazetaExpress/