Ish-ministri i tregtisë: Kriteret e MTI-së nuk janë adekuate për profilin e inspektorit të tregut
Ish-ministri i tregtisë, Ismet Mulaj, për FrontOnline, ka folur mbi ecurinë në të kaluarën për konkurset që kanë ndodhur dhe janë shpallur nga MTI për inspektor të tregut. Ai tregon se eksitojnë dy modele kur shpallën konkurset për inspektor të tregut. I pari model sipas tij është ai që përdoret nga vendet anglo-saksone që nuk

Ish-ministri i tregtisë, Ismet Mulaj, për FrontOnline, ka folur mbi ecurinë në të kaluarën për konkurset që kanë ndodhur dhe janë shpallur nga MTI për inspektor të tregut.
Ai tregon se eksitojnë dy modele kur shpallën konkurset për inspektor të tregut.
I pari model sipas tij është ai që përdoret nga vendet anglo-saksone që nuk specifikohet fusha përkatëse për inspektor tregu.
‘’Ka dy qasje, dy modele kur shpallën konkurset. Modeli një saktëson, pra shkruan vetëm shkollimin e lartë dhe e lenë të hapur për shkak se në vendet anglo-saksone nuk ka shumë kandidatë të profileve specifike që lidhën me pozitën e inspektorit të tregut, prandaj këto vende, nuk e përcaktojnë profilin e ngushtë të kandidatit’’, thotë ai.
Derisa sipas tij, në vendet kontinentale evropiane, përcaktohet fusha e arsimimit për kandidatët që duan të bëhen inspektor të tregut.
‘’Ndërsa në vendet kontinentale evropiane, shumica e vendeve e përcaktojnë p.sh.: juridik, ekonomik ,administratë publike, teknologji ushqimore ose ekonomik, pra çështje që lidhën pak a shumë, pra që lidhën më shumë me profilin e punës, me përshkrimin e vendit të punës’’ shprehet ai.
Sipas tij, kriteret e konkursit nga MTI për inspektor tregu nuk janë adekuate për profilin e inspektorit.
‘’Realisht asnjë nga këto profile, nuk është adekuat për profilin e inspektorit të tregut’’ shprehet Mulaj.
Sipas ish-ministrit Mulaj, kandidati do të duhej të kishte përvojë në inspektimin ose do të duhej të ndiqte ndonjë trajnim inspektimi.
‘’Prandaj do të duhej që cili do kandidat ose të ketë përvojë nga fusha e inspektimit të tregut, ose të i nënshtrohej një trajnimi për inspektimin e tregut’’ shton ai.
Në fund ai, potencon se në të kaluarën kur janë hapur konkurse të tilla, janë kërkuar vetëm kandidatët që kanë pasur të mbaruar fakultetin juridik ose ekonomik.
‘’Në të kaluarën është kërkuar ekonomik dhe juridik, por jo fushat tjera.’’ përfundoi ai.