Ish-ministri Lekaj: Qeveria Kurti ka dështuar në infrastrukturë, këto janë top tri dështimet
Ish-ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, për FrontOnline, ka folur mbi punën qeverisëse të Qeverisë Kurti, veçmas në apskeitn infrastrukturor. Sipas Lekajt, në fushën e infrastrukturës, Qeveria Kurti ka më shumë dështime se sa suksese. ‘’Nëse analizojmë katër vitet e qeverisjes Kurti në fushën e infrastrukturës, shohim më shumë dështime sesa suksese’’ shprehet ai. Lekaj, ka veçuar

Ish-ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, për FrontOnline, ka folur mbi punën qeverisëse të Qeverisë Kurti, veçmas në apskeitn infrastrukturor.
Sipas Lekajt, në fushën e infrastrukturës, Qeveria Kurti ka më shumë dështime se sa suksese.
‘’Nëse analizojmë katër vitet e qeverisjes Kurti në fushën e infrastrukturës, shohim më shumë dështime sesa suksese’’ shprehet ai.
Lekaj, ka veçuar tri dështimet e Qeverisë në apsketin infrastrukturor.
‘’Po i veçoj tri prej tyre: 1. Bllokimi dhe vonesat në projekte kyçe – Autostrada e Gjilanit është një shembull konkret ku kjo qeveri ka vonuar punimet, duke dëmtuar qytetarët dhe bizneset e rajonit. E njëjta situatë ka ndodhur me rrugën Prishtinë-Pejë , Gjakovë-Dollc, projektet në Dukagjin. 2. Dështimi me mirëmbajtjen e rrugëve dhe sigurinë rrugore – Nuk ka pasur investime të duhura në mirëmbajtje, sidomos në rrugët nacionale dhe rajonale, mungesa e ndriçimit dhe sinjalizimi i dobët kanë ndikuar negativisht në sigurinë e qytetarëve. 3. Politizimi dhe mungesa e vizionit për transportin publik dhe infrastrukturën moderne – Për katër vite nuk kemi parë asnjë projekt të rëndësishëm për transportin urban e ndërurban, nuk është ndërtuar asnjë kilometër i ri i hekurudhës dhe nuk është avancuar ideja për ndonjë formë transporti modern për kryeqytetin’’ deklaron Lekaj,
Ish-ministri i infrastrukturës i sheh si të humbura këto vite për Kosovën.
‘’Megjithatë, në përgjithësi, këto katër vite kanë qenë të humbura për infrastrukturën e Kosovës, dhe qytetarët po i ndjejnë pasojat e kësaj paaftësie’’ përfundoi Lekaj për FrontOnline.