Ish-Sekretari britanik i Mbrojtjes: Nuk është fundi i botës nëse SHBA largohet nga NATO
Ish-sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ka sugjeruar se largimi i SHBA-së nga NATO nuk do të ishte “fundi i botës” dhe i kërkoi Evropës të rrisë mbështetjen për Ukrainën. “Unë mendoj se ne jemi tashmë dëshmitarë të një epoke të re, një epokë ku nuk mund të marrim si të mirëqena garancitë e [...]Read More...

Ish-sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ka sugjeruar se largimi i SHBA-së nga NATO nuk do të ishte “fundi i botës” dhe i kërkoi Evropës të rrisë mbështetjen për Ukrainën.
“Unë mendoj se ne jemi tashmë dëshmitarë të një epoke të re, një epokë ku nuk mund të marrim si të mirëqena garancitë e sigurisë së SHBA-së”, tha Ben Wallace.
“Tani, më vjen shumë keq për këtë dhe ata kanë qenë gur themeli i NATO-s dhe sigurisë evropiane”, shtoi ai, shkruan skynews.
Wallace vazhdoi: “Nëse ata do të tërhiqeshin nga NATO, padyshim që ne do të ishim në një botë shumë të ndryshme.”
Por, sipas tij ky nuk është fundi i botës.
“Nuk është fundi i botës nëse SHBA tërhiqet nga NATO”, tha Wallace./abcnews.al