Të paktën 45 të vrarë nga sulmet në Gaza

Më shumë se 45 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës në sulmet e ripërtërira izraelite, sipas autoriteteve të drejtuara nga Hamasi në territorin palestinez. “Janë raportuar sulme ajrore dhe viktima në Jabalia dhe Deir al-Balah, si dhe pranë Khan Younis në jug të territorit”, tha agjencia palestineze e [...]Read More...

Të paktën 45 të vrarë nga sulmet në Gaza

Më shumë se 45 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës në sulmet e ripërtërira izraelite, sipas autoriteteve të drejtuara nga Hamasi në territorin palestinez.

“Janë raportuar sulme ajrore dhe viktima në Jabalia dhe Deir al-Balah, si dhe pranë Khan Younis në jug të territorit”, tha agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ushtria izraelite nuk dha asnjë detaj rreth sulmit te fundit. IDF tha në X vetëm se kishte goditur mbi 115 objektiva terroriste në të gjithë Gazën nga toka, deti dhe ajri, gjatë ditës së djeshme.

Dhjetëra vdekje janë raportuar çdo ditë nga zona bregdetare – pasi Izraeli nisi një ofensivë të re të madhe në fund të javës së kaluar.