Këshilli i Sigurimit të OKB deklaratë të përbashkët: Izraeli të heqë bllokadën dhe të lejojë ndihmat humanitare

Vendet evropiane pjesëmarrëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët dhe i bëjnë thirrje Izraelit të heqë bllokadën e Gazës. “Ndihma humanitare nuk mund të përdoret kurrë si mjet politik apo taktikë ushtarake”, theksuan njëzëri vendet evropiane pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB. Pesë vendet po i bëjnë thirrje Izraelit që të heqë bllokadën [...]Read More...

Këshilli i Sigurimit të OKB deklaratë të përbashkët: Izraeli të heqë bllokadën dhe të lejojë ndihmat humanitare

Vendet evropiane pjesëmarrëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët dhe i bëjnë thirrje Izraelit të heqë bllokadën e Gazës.

“Ndihma humanitare nuk mund të përdoret kurrë si mjet politik apo taktikë ushtarake”, theksuan njëzëri vendet evropiane pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Pesë vendet po i bëjnë thirrje Izraelit që të heqë bllokadën dhe të lejojë akses të plotë për OKB-në dhe organizatat humanitare për të shpëtuar jetë.

Gjithashtu përsëritën kërkesën për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbetura të mbajtura brutalisht nga Hamasi.

“Këshilli i Sigurimit ka qenë konsistent dhe i qartë: Hamasi nuk mund të ketë asnjë rol në të ardhmen e Gazës dhe as të kërcënojë përsëri Izraelin”, raportojnë ata.

/abcnews.al/