“Ishte në një tavolinë me Rita Orën dhe familjen e saj”, dëshmitari rrëfen për takimin me Naim Murselin një ditë para vrasjes së Liridona Ademajt

Dëshmitari Valon Lluka, ka dëshmuar për takimin që ka pasur me Naim Murselin një ditë para vrasjes së Liridona Ademajt. Dëshmitari Lluka rrëfeu se në natën e 28 nëntorit, Murseli ndodhej në një tavolinë me familjes e Rita Orës, dhe prezente ishte edhe këngëtarja, shkruan Reporteri. “A jemi takuar një ditë para ngjarjes në Gërmi […]

“Ishte në një tavolinë me Rita Orën dhe familjen e saj”, dëshmitari rrëfen për takimin me Naim Murselin një ditë para vrasjes së Liridona Ademajt

Dëshmitari Valon Lluka, ka dëshmuar për takimin që ka pasur me Naim Murselin një ditë para vrasjes së Liridona Ademajt.

Dëshmitari Lluka rrëfeu se në natën e 28 nëntorit, Murseli ndodhej në një tavolinë me familjes e Rita Orës, dhe prezente ishte edhe këngëtarja, shkruan Reporteri.

“A jemi takuar një ditë para ngjarjes në Gërmi një në ditën e 28 nëntorit. Me kë kam qenë i shoqëruar”, pyeti Murseli.

“Ne jemi takuar rastësisht sepse unë kam qenë me shoqërinë time, ti ke qenë në tavolinë bashkë me familjen e këngëtares Rita Ora. Kemi qenë ngjitur me tavolina”, tha dëshmitari.

“Kam qenë në tavolinën e tyre apo ngjitur me ta”, vazhdoi Murseli.

“Më duket ke qenë në tavolinë me ata. Nuk jam i sigurt sepse ka kalu shumë kohë”.

“Me ta edhe me Rita Orën, edhe ajo ka qenë”, tha dëshmitari.