Izraeli: Armëpushimi në Gaza hyn në fuqi

Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi dhe se trupat e saj janë larguarnë vijën e rënë dakord sipas marrëveshjes. Më pas Hamas ka 72 orë për të liruar të gjitha pengjet, të gjallë e të vdekur, gjë që sipas Izraelit mund të ndodhë të dielën ose të hënën. Sapo përfundon dorëzimi [...]Read More...

Izraeli: Armëpushimi në Gaza hyn në fuqi

Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi dhe se trupat e saj janë larguarnë vijën e rënë dakord sipas marrëveshjes.

Më pas Hamas ka 72 orë për të liruar të gjitha pengjet, të gjallë e të vdekur, gjë që sipas Izraelit mund të ndodhë të dielën ose të hënën.

Sapo përfundon dorëzimi i pengjeve, Izraeli liron rreth dy mijë të burgosur palestinezë.

Pas kësaj ndihma humanitare lejohet të hyjë në Gaza, me rreth 600 kamionë në ditë.

“Marrëveshja e Armëpushimit hyri në fuqi në orën 12:00. Që nga ora 12:00, trupat e IDF filluan të pozicionoheshin përgjatë vijave të përditësuara të vendosjes në përgatitje për marrëveshjen e armëpushimit dhe kthimin e pengjeve. Trupat e IDF në Komandën Jugore janë vendosur në zonë dhe do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të menjëhershëm.”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

The Ceasefire Agreement Came Into Effect at 12:00

Since 12:00, IDF troops began positioning themselves along the updated deployment lines in preparation for the ceasefire agreement and the return of hostages.

IDF troops in the Southern Command are deployed in the area and will…

— Israel Defense Forces (@IDF) October 10, 2025