Izraeli beson se Hamasi ka 40 mijë luftëtarë, aq sa kishte kur filloi lufta

Ushtria izraelite vlerëson se Hamasi ende ka rreth 40 mijë luftëtarë, një numër i ngjashëm me atë që kishte para fillimit të luftës në Gaza në tetor të vitit 2023. Kjo informatë është publikuar nga disa media izraelite, duke iu referuar burimeve ushtarake të paidentifikuara. Sipas të njëjtave burime, milicia palestineze vazhdon të ruajë një [...]Read More...

Izraeli beson se Hamasi ka 40 mijë luftëtarë, aq sa kishte kur filloi lufta

Ushtria izraelite vlerëson se Hamasi ende ka rreth 40 mijë luftëtarë, një numër i ngjashëm me atë që kishte para fillimit të luftës në Gaza në tetor të vitit 2023. Kjo informatë është publikuar nga disa media izraelite, duke iu referuar burimeve ushtarake të paidentifikuara.

Sipas të njëjtave burime, milicia palestineze vazhdon të ruajë një pjesë të konsiderueshme të strukturës së saj ushtarake.

Sipas gazetës izraelite Haaretz, Hamasi ende ka një arsenal prej mijëra raketash me rreze të shkurtër veprimi dhe një pjesë të madhe të rrjetit të tuneleve, për të cilin besohet se përpara luftës shtrihej në më shumë se 500 kilometra nën tokë.

Po ashtu, sipas raporteve të përmendura, Hamasi ruan një rrjet “të gjerë” kalimesh nën qytetin e Gazës dhe qytetin jugor Khan Yunis, si dhe nën disa kampe refugjatësh.