‘Izraeli po shkatërron kupolën drejtuese në Iran’, Krisafi: Tel Avivi synon ndryshimin e regjimit në Teheran
Eksperti i gjeopolitikës Ledjon Krisafi komentoi sulmin izraelit mbi centralin bërthamor në Iran. Krisafi tha se Izraeli synon të shkatërrojë kupolën drejtuese në Iran dhe se synon ndryshimin e regjimit në Teheran. Sipas ekspertit, Irani bëri një gabim duke nënvlerësuar vetveten dhe sa I takon SHBA, Krisafi u shpreh se ajo ‘mund të fitojë’ si [...]Read More...

Eksperti i gjeopolitikës Ledjon Krisafi komentoi sulmin izraelit mbi centralin bërthamor në Iran. Krisafi tha se Izraeli synon të shkatërrojë kupolën drejtuese në Iran dhe se synon ndryshimin e regjimit në Teheran. Sipas ekspertit, Irani bëri një gabim duke nënvlerësuar vetveten dhe sa I takon SHBA, Krisafi u shpreh se ajo ‘mund të fitojë’ si pasojë e veprimeve të Izraelit.
“Izraeli në një vit e gjysmë ka ndryshuar strukturën e sigurisë në Lindjen e Mesme. Nuk përjashtohet që të ketë dhe ndryshim të regjimit në Iran, nëse regjimi nuk ka mbrojtur pikat strategjike. Do të ishte një fitore e sigurisë së Izraelit dhe Amerikës. Do të kishim një Lindje të Mesme totalisht të re. Kemi kaluar në një situatë ku Izraeli është fuqia më e madhe ushtarake në Lindjen e Mesme dhe është arritje për ta. Nëse Izraeli i shkon deri në fund këtij misioni, duke ndryshuar regjimin në Teheran mund tgë
Irani ka bërë një gabim, nënvlerësuan vetveten. Irani po paguan gabimin e jashtëzakonshëm, ka dyshim për faktin që nuk po reagojnë.
Izraeli lufton për vetveten dhe ajo që mund të fitojë SHBA është pasojë e veprimeve të Izraelit. Irazeli e nisi për të zvogëluar rrezikun Iranian, si pasojë e saj mund të kemi një Lindje të Mesme pro amerikane, nuk do të kemi ndikim rus apo kinezë.” / abcnews.al