“Jam i dashuruar”, Fero konfirmon romancën e re
Ish-reperi i njohur Fero ishte i ftuari special në “The Elite Way” në ATV, aty ku zbuluar për herë të parë se është i dashuruar. Fero tregoi se ka nisur një lidhje të re, e madje shtoi se është shumë romantik, por nuk zbuloi identitetin e partneres së re. Biseda në studio: Fero: Jam i […]

Ish-reperi i njohur Fero ishte i ftuari special në “The Elite Way” në ATV, aty ku zbuluar për herë të parë se është i dashuruar. Fero tregoi se ka nisur një lidhje të re, e madje shtoi se është shumë romantik, por nuk zbuloi identitetin e partneres së re.
Biseda në studio:
Fero: Jam i dashuruar dhe të them të drejtën nuk ma merrte mendja që do të dashurohem prapë, por jam dashuruar këtë herë si asnjëherë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt kosovarë, shqiptarë që asnjëri prej tyre nuk janë më romantikë se unë. Iu bëj diss në romantizëm.
Elita Rudi-Më trego një gjest romantik që ke bërë për të dashurën.
Fero: Çdo gjë që unë bëj për të është romantizëm, por kam qejf që lidhja ime të jetë konfidenciale, private dhe jemi në fillim të lidhjes.
Madje, Elita i përmendi një video që po qarkullon në rrjet, ku shfaqet Fero në Tiktok dhe i shkëlqejnë sytë pasi në live i futet e dashura, emrin e së cilës e lexoi kur ajo iu bashkua video-live.