Japoni, zjarret shkrumbojnë rreth 2 mijë hektarë pyje në pesë ditë
Rreth 1.800 hektarë tokë janë djegur nga zjarri pyjor që filloi më 26 shkurt në Japoninë verilindore. Agjencia japoneze e Menaxhimit të Zjarreve dhe Fatkeqësive, në një deklaratë në lidhje me zjarrin në qytetin Ofunato të prefekturës Iwat, ka thënë se operacionet për shuarjen e zjarreve po vazhdojnë me 1.700 zjarrfikës dhe helikopterë, raportoi Kyodo [...]Read More...

Rreth 1.800 hektarë tokë janë djegur nga zjarri pyjor që filloi më 26 shkurt në Japoninë verilindore.
Agjencia japoneze e Menaxhimit të Zjarreve dhe Fatkeqësive, në një deklaratë në lidhje me zjarrin në qytetin Ofunato të prefekturës Iwat, ka thënë se operacionet për shuarjen e zjarreve po vazhdojnë me 1.700 zjarrfikës dhe helikopterë, raportoi Kyodo News.
Agjencia tha se që nga 26 shkurti, zjarri ka djegur një sipërfaqe prej rreth 1.800 hektarësh.
Në deklaratë thuhet se rreth 4.600 banorë të qytetit janë urdhëruar të evakuohen.
Autoritetet raportuan se një trup i djegur është gjetur gjatë operacioneve në zonë më 27 shkurt.