Jashari vizitoi trupat e FSK-së që po trajnohen në SHBA

Me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi personelin ushtarak, të cilët po marrin pjesë në trajnimin për gatishmëri dhe dislokim në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC), në Luiziana të SHBA-ve. Ai theksoi partneritetin mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Ajovas, që ekziston me vite. “Kam nderin të

Jashari vizitoi trupat e FSK-së që po trajnohen në SHBA

Me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi personelin ushtarak, të cilët po marrin pjesë në trajnimin për gatishmëri dhe dislokim në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC), në Luiziana të SHBA-ve.

Ai theksoi partneritetin mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Ajovas, që ekziston me vite.

“Kam nderin të ju drejtohem sot si Komandanti i FSK-së, ju dhe partnerëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, me të cilët kemi krijuar një partneritet të fuqishëm, i ndërtuar për më shumë se një dekadë dhe që ka avancuar drejt trajnimeve të përbashkëta, duke kulmuar me përgatitjet për bashkë zbarkim në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Jashari, sipas njoftimit të FSK-së, tregoi për rëndësinë e të qenurit një forcë profesionale që është në gjendje të bashkëpunojë me aleatë si dhe të kontribuoj në misione paqëruajtëse.

Kjo ishte hera e parë që FSK-ja merr pjesë në një trajnim të një niveli të tillë.