Jo vetëm “Albania 1 dhe 2”, Rama: Kompania na dha dhe 8 satelitë të tjerë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në eventin e prezantimin të produkteve të para të “Shërbimit Satelitor”. Gjatë fjalës së tij Rama tha se pamjet nga sateliti mund të ndihmojë autoritetet ligjzbatuese në disa sektore. Kreu i qeverisë dha lajmin se kompania hapsionore ka vënë në dispozicion dhe 8 satelitë të tjerë për të […] The post Jo vetëm “Albania 1 dhe 2”, Rama: Kompania na dha dhe 8 satelitë të tjerë appeared first on Newsbomb Albania.

Jo vetëm “Albania 1 dhe 2”, Rama: Kompania na dha dhe 8 satelitë të tjerë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në eventin e prezantimin të produkteve të para të “Shërbimit Satelitor”.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se pamjet nga sateliti mund të ndihmojë autoritetet ligjzbatuese në disa sektore. Kreu i qeverisë dha lajmin se kompania hapsionore ka vënë në dispozicion dhe 8 satelitë të tjerë për të sjellë më shumë imazhe për Shqipërinë.

Edhe pse satelitët kanë mbuluar 47% të territorit shqiptar, Rama është shprehur se koha me shi dhe vranësira ka vështirësuar punën për të marrë imazhe.

“Ju kujtohet sa shumë sa qeshje dhe nënqeshje patëm kur lajmëruam futjen në këtë sistem. U desh një kohë ndërsa në shtator u arrit marrëveshja. Në janar u krye edhe lëshimi në hapësirë i dy satelitëve  Albania 1 dhe 2. Deri në 21 qershor janë mbledhur informacione të rëndësishme. Ju i patë pamjet ka qenë koha më e bukur për gjelbërimin.

Fal edhe këmbënguljes së zv.kryeministres u adoptuan me kërkesë për të shtuar satelitet dhe vec 2 që patëm, u shtuan dhe 8 satelitë të tjerë pa asnjë pagesë ekstra për të na furnizuar me më shumë imazhee dhe faktikisht sot ne mund të themi se kemi një bazë fantastike të leximit të territorit.

Po ashtu vlera e imazheve për disiplinën në ndërtim është e jashtëzakonshme se tani mund të lexohet në kohë reale lidhur me shfryëzmin e territorit për të ndërtuar. Është një proces  punë që kërkon kohë, por është një prosec pozitiv me shumë kursim në kosto dhe sigurisht me kontribut shumë të madh të drejtpërdrejtë ligjzbatuese. Është shumë më e lehtë për agjensitë ligjëzbatuese dhe qeverinë për të pasur qartësi të plotë për të parë sesa ndërhyhet në sipërfaqen territoriale”, tha Rama ndër të tjera.

The post Jo vetëm “Albania 1 dhe 2”, Rama: Kompania na dha dhe 8 satelitë të tjerë appeared first on Newsbomb Albania.