A e dini se jodelimi mund të studiohet në universitet?

Jodelimi, forma tradicionale e këndimit alpin zviceran, është një nga shprehjet më të veçanta të kulturës muzikore të Zvicrës. I njohur për kalimet e shpejta dhe të dallueshme mes toneve të ulëta dhe të larta, ai është kultivuar dhe përcjellë brez pas brezi, transmeton albinfo.ch.
Rëndësia kulturore e kësaj tradite është njohur edhe ndërkombëtarisht. Jodelimi zviceran është pjesë e Trashëgimisë Kulturore të Paprekshme, duke u konsideruar një traditë që duhet ruajtur dhe transmetuar te brezat e ardhshëm.
Por jodelimi nuk ka mbetur vetëm në festivale dhe skena folklorike. Në Universitetin e Shkencave dhe Arteve të Aplikuara në Lucern, studentët kanë mundësi ta studiojnë atë si pjesë të programit bachelor në muzikë popullore.
Kështu, një traditë shekullore zvicerane vazhdon të evoluojë edhe në arsimin e lartë, duke dëshmuar se trashëgimia kulturore mund të ruhet dhe njëkohësisht të zhvillohet në forma moderne./Albinfo.ch
The post A e dini se jodelimi mund të studiohet në universitet? appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



