Jozi i dërgon lule për Shën Valentin, Loredana e zhgënjyer i hedh në pishinë
Me rastin e Shën Valentinit disa prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, janë suprizuar nga partnerët e tyre. Edhe Loredana ka marrë një buqetë me lule nga ish-banori, Jozi, me të cilin krijoi një lidhje romantike në shtëpinë e BBV 4. Advertisements “Lori, jam munduar gjithmonë të të […]

Me rastin e Shën Valentinit disa prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, janë suprizuar nga partnerët e tyre.
Edhe Loredana ka marrë një buqetë me lule nga ish-banori, Jozi, me të cilin krijoi një lidhje romantike në shtëpinë e BBV 4.
Advertisements
“Lori, jam munduar gjithmonë të të bind që të mos ndikohesh nga fjalët e të tjerëve. Qëndro vetvetja, mos harro kurrë fjalët që të kam thënë. Vazhdo rrugëtimin tënd dhe kujto që banorët nuk na duan bashkë”, ka shkruar Jozi.
Por Loredana i ka hedhur në pishinë, ka grisur letrën dhe është shprehur se nuk janë këto fjalët që priste.