Jozi nuk merr pjesë në finale, shpreh hapur mbështetjen për këtë banore

Finalja e shumëpritur e Big Brother VIP Albania 4 po mbahet sonte, por një prej ish-banorëve që ka tërhequr vëmendje të madhe javën e fundit, Jozi Marku, mungon plotësisht në mbrëmjen përmbyllëse. Mesa duket, Jozi nuk ka qenë i ftuar fare nga produksioni, dhe arsyeja pritet të jetë e lidhur me sjelljen e saj të […]

Jozi nuk merr pjesë në finale, shpreh hapur mbështetjen për këtë banore

Finalja e shumëpritur e Big Brother VIP Albania 4 po mbahet sonte, por një prej ish-banorëve që ka tërhequr vëmendje të madhe javën e fundit, Jozi Marku, mungon plotësisht në mbrëmjen përmbyllëse.

Mesa duket, Jozi nuk ka qenë i ftuar fare nga produksioni, dhe arsyeja pritet të jetë e lidhur me sjelljen e saj të papranueshme në javën e kaluar, kur ajo sulmoi fizikisht dhe verbalish banorin finalist Besart Kelmendi (Gjesti) gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Incidenti shkaktoi reagime të forta në rrjete sociale dhe u konsiderua si një prej momenteve më të tensionuara të këtij sezoni.

Megjithëse jashtë shtëpisë dhe e përjashtuar nga finalja, Jozi ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka publikuar një fotografi përkrah Rozana Radit, duke i dhënë asaj mbështetje të hapur.

Ai madje i ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të votojnë për këngëtaren, duke e cilësuar si të vetmen që e meriton fitoren.

Kjo mungesë në finale tregon se produksioni ka vendosur të distancohet nga çdo situatë që ka cenuar etikën e spektaklit, duke u fokusuar vetëm tek finalistët dhe atmosfera pozitive e natës përmbyllëse.