Juristë të ushtrisë amerikane në KFOR mbajnë ligjëratë për studentët në Mitrovicë
KFOR ka njoftuar se juristë të ushtrisë amerikane kanë mbajtur ligjëratë për studentët e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. Ligjëratat janë përqendruar në rolin e juristëve ushtarakë dhe shërbimet që ata ofrojnë në mbështetje të misionit të KFOR-it, dhe, se si ky grup bashkëpunon me KFOR-in në çështje juridike dhe mbi partneritetin e gjatë

KFOR ka njoftuar se juristë të ushtrisë amerikane kanë mbajtur ligjëratë për studentët e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.
Ligjëratat janë përqendruar në rolin e juristëve ushtarakë dhe shërbimet që ata ofrojnë në mbështetje të misionit të KFOR-it, dhe, se si ky grup bashkëpunon me KFOR-in në çështje juridike dhe mbi partneritetin e gjatë ndërmjet këtyre dy strukturave.
Njoftimi:
Kapitenia e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara , Laura Eckstein, juriste pranë Korpusit të Avokatëve të Përgjithshëm dhe e caktuar pranë Komandës Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga #NATO, #KFOR, mbajti një ligjëratë për studentët e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, Kosovë. Ligjërata e saj u përqendrua në rolin e juristëve ushtarakë dhe shërbimet që ata ofrojnë në mbështetje të misionit të KFOR-it. Asaj iu bashkua edhe kapiteni Gurney Pearsall, jurist i Ushtrisë Amerikane në Grupin e Mbështetjes Rajonale – Ballkani, i cili foli mbi mënyrën se si ky grup bashkëpunon me KFOR-in në çështje juridike dhe mbi partneritetin e gjatë ndërmjet këtyre dy strukturave.
Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur dhe garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.