Justina Shiroka-Pula, presidentja e rrënjëve të forta: Familja e saj la gjurmë në historinë e kulturës shqiptare

Shkruan: Pashk Dushi
Presidentja e re e Kosovës, zonja Justina Shiroka-Pula, është vajza e Simon Shirokës, argjentarit dhe zejtarit më të hershëm e më të njohur të filigranit në Kosovë. Përveç tjerash, i ati i saj, kishte edhe dyqanin e optikës, që fitonte mjaft të holla. Ai ishte artdashës i pasionuar.
Zotëri Simoni kishte prejardhje nga Shiroka e Shkodrës, ashtu sikurse edhe bashkëshortja e tij poashtu shkodrane, Antoneta, të cilët nga Shkodra u vendosën në Kosovë dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre, kryesisht në Prizren e në Prishtinë.
Çifti bashkëshortor (bashkëshorti i saj, gjakovari Blerim Pula, sivjet ka ndërruar jetë) i kanë 4 vajza.
Për festivalin tradicional, „Akordet e Kosovës“, artisti e ka gëdhendur dhe e ka dhuruar „Okarinën e Artë“, një vepër e punuar me përkushtim, që mbeti pjesë e kujtesës sonë kombëtare e kulturore.
Edhe diçka: Disa gojëkëqinj, para se të fillojnë të numërojnë pasurinë e Presidentes (shtëpi e banesa dhe të tentojnë të hedhin baltë mbi familjen e saj), le t‘a njohin së pari historinë e saj! Familja Shiroka, nuk ka nevojë të dëshmojë pasurinë me fjalë, sepse e ka lënë një pasuri shumë më të madhe: Emrin, punën, humanizmin, kulturën dhe respektin, që i ka fituar në Prishtinë, në Prizren e gjetiu. Pra, zonja dhe tashmë Presidentja Justina Shiroka, është produkt i asaj familjeje, i asaj edukate dhe i atij qytetërimi të mirëfilltë.
Presidente e nderuar: Ju uroj jetë të gjatë, shëndet të plotë dhe punë të mbarë në detyrën tuaj të shenjtë e të besuar, sepse shteti ynë ka nevojë për njerëz të rangut tuaj, për të ecur përpara!
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



