“Ka një hije që më ndjek gjithmonë”, përlotet Arjola Demiri – merr një letër emocionuese nga vajza e saj

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri ka folur si për jetën e saj profesionale, ashtu edhe personale. Në një moment, Arjola edhe është përlotur gjatë emisionit, kur i erdhi një letër nga e bija e saj. Në letrën e saj, vajza e aktores ka shprehur dashurinë, por edhe falënderimin e saj për të ëmën. “Ka…

“Ka një hije që më ndjek gjithmonë”, përlotet Arjola Demiri – merr një letër emocionuese nga vajza e saj
Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri ka folur si për jetën e saj profesionale, ashtu edhe personale.

Në një moment, Arjola edhe është përlotur gjatë emisionit, kur i erdhi një letër nga e bija e saj.

Në letrën e saj, vajza e aktores ka shprehur dashurinë, por edhe falënderimin e saj për të ëmën.

“Ka një hije që më ndjek gjithmonë, jo nga ato që të trembin, por nga ato që të ruajnë, e njëjta hije që di të hesht kur duhet, di të flas vetëm me sy, ai shikimi që vetëm ne të dyja e kuptojmë”, thuhet ndër të tjera në letrën e saj.

Arjola e prekur nga fjalët e vajzës, ka treguar se sa e mbarë dhe e përkushtuar është ajo.

“E ndjej vlerësimin e saj vazhdimisht, është një fëmijë që meriton shumë”, është shprehur tutje Arjola.