Kabashi: Nga 147 raste për armëmbajtje pa leje, vetëm një është dënuar me burg

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Flamur Kabashi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se nga 147 aktgjykime për armëmbajtje pa leje të analizuara nga IKD-ja, vetëm një rast ka përfunduar me dënim me burg. Ai tha se ndonëse Kodi Penal parasheh burgim deri në pesë ose dhjetë vjet për këto vepra, shumica

Kabashi: Nga 147 raste për armëmbajtje pa leje, vetëm një është dënuar me burg

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Flamur Kabashi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se nga 147 aktgjykime për armëmbajtje pa leje të analizuara nga IKD-ja, vetëm një rast ka përfunduar me dënim me burg.

Ai tha se ndonëse Kodi Penal parasheh burgim deri në pesë ose dhjetë vjet për këto vepra, shumica e rasteve janë mbyllur vetëm me gjoba.

“Në 147 aktgjykime të armëmbajtjes pa leje, të cilat janë publikuar nga gjykatat në ueb-faqet e tyre, vetëm një rast ka dalë me dënim burgimi. Të tjerat janë dënuar me gjobë, ndonëse Kodi Penal parasheh dënim deri në pesë vjet, e në raste me sasi të mëdha të armëve, deri në dhjetë vjet,” tha Kabashi.

Sipas tij, këto të dhëna tregojnë për një politikë ndëshkimore tejet të butë të gjykatave në rastet që kanë të bëjnë me armët pa leje.
“Në praktikë, politika ndëshkimore, nga ajo që kemi analizuar dhe publikuar në këtë hulumtim, është jashtëzakonisht e lehtë. Prej 147 aktgjykimeve, 128 kanë rezultuar me gjobë dhe vetëm një me burg,” u shpreh Flamur Kabashi.

Deklaratën e plotë të Flamur Kabashit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: